Kushtet e Përdorimit

Duke vizituar faqen tonë ose duke bërë një porosi tek Pastiçeri Miri, ju pranoni të respektoni termat dhe kushtet e mëposhtme.

1. Përdorimi i Faqes

Faqja jonë është projektuar për të ofruar informacion mbi produktet dhe shërbimet tona, si dhe për të mundësuar porosi online. Përdorimi i paautorizuar, kopjimi i përmbajtjes apo përdorimi për qëllime komerciale pa leje të shkruar është i ndaluar.

2. Porositë

Ne rezervojmë të drejtën të refuzojmë ose anulojmë çdo porosi për arsye të ligjshme si: mungesa e përbërësve, mosfunksionime teknike ose raste force majeure.

  • Porositë e personalizuara kërkojnë një konfirmim paraprak dhe parapagim (në disa raste).
  • Çmimet mund të ndryshojnë, por gjithmonë klienti njoftohet para përfundimit të porosisë.

3. Kthimet dhe Anulimet

Për shkak të natyrës së produkteve tona (produkte ushqimore të freskëta), kthimi i mallrave nuk është i mundur. Për anullimin e porosive na kontaktoni kohë më para dhe stafi ynë do t’ju informojë rreth procedurës.

4. Përgjegjësia

Pastiçeri Miri nuk mban përgjegjësi për vonesa të shkaktuara nga rrethana të jashtme si: mot i keq, trafik ekstrem, mungesë kontakti nga klienti etj. Megjithatë, ne angazhohemi që çdo porosi të dorëzohet në kohë dhe me cilësinë e duhur.

5. Ndryshimet në këto kushte

Këto kushte mund të përditësohen në çdo kohë. Çdo ndryshim do të publikohet në këtë faqe dhe do të jetë i zbatueshëm menjëherë pas publikimit.


Nëse keni ndonjë pyetje ose kërkesë për ndihmë, mos hezitoni të na kontaktoni:
📞 +355 68 677 3812
📧 pasticeri-miri@hotmail.com
📍 Rruga Berisha, Kamëz, Shqipëri