RRETH NESH

Pastiçeri Miri, çdo ëmbëlsirë përgatitet me pasion dhe përkushtim, duke përdorur përbërës cilësorë për një shije të paharrueshme.

Pastiçeri Miri – Shija e dashurisë

Historia jonë fillon në vitin 1979, kur Fatmir Neziri përfundon studimet në Shkollën Shtetërore Profesionale 2-vjeçare Teknologjike për ëmbëlsirat. Gjatë kësaj periudhe formuese, ai zhvilloi praktikat e para në punishten e pastave që më vonë do të mbante emrin Pastiçeri Miri. Ishte pikërisht këtu ku dashuria e tij për pasticerinë u kthye në profesion, duke perfeksionuar çdo detaj, nga përgatitja e brumërave të shkrifët e deri te zbukurimi artistik i ëmbëlsirave.

Pas përfundimit të shërbimit ushtarak, Fatmiri iu rikthye pasionit të tij në vitin 1983 dhe mori drejtimin e punishtes, ku përveç prodhimit u kujdes edhe për cilësinë dhe organizimin e punës me mbi 28 punonjës. Në vitin 1992, me privatizimin e ndërmarrjes, ai e ktheu këtë punishte në një biznes familjar me emrin Pastiçeri Miri, të regjistruar zyrtarisht me vendim gjykate dhe që prej asaj kohe, ajo është një pikë referimi për të gjithë ata që kërkojnë ëmbëlsira cilësore në Kamëz dhe më gjerë.

Pas afro katër dekadash përkushtim, në vitin 2017, Fatmiri ia kaloi drejtimin të birit, Juel Neziri, i cili pas përfundimit të studimeve për Inxhinieri Ushqimore në Turqi dhe Financë në Tiranë, solli një frymë të re, duke ndërthurur traditën me teknologjinë dhe estetiken moderne. Jueli e kishte nisur rrugën e tij në këtë profesion që në moshën 13-vjeçare, duke punuar krah për krah me babain e tij dhe duke mësuar jo vetëm recetat, por edhe etikën e punës dhe dashurinë për klientët.

Sot, Pasticçeri Miri është më shumë sesa një pasticeri. Është një histori familjare e rrënjosur në përkushtim, mjeshtëri dhe dashuri për ëmbëlsirat. Çdo produkt që del nga furra jonë është rezultat i një tradite që vazhdon prej më shumë se 40 vitesh, i përgatitur me kujdes dhe pasion. Nga pandispanjat e buta dhe tortat e zbukuruara me mjeshtëri e deri tek akulloret artizanale, çdo shije ka një histori dhe çdo klient është pjesë e saj.

Në Pastiçerinë Miri, nuk gatuajmë thjesht ëmbëlsira, por krijojmë kujtime. Dhe kjo është arsyeja pse ne besojmë se shija më e mirë, është gjithmonë shija e dashurisë.

Misioni Ynë

Misioni ynë është të ruajmë dhe zhvillojmë traditën familjare të pasticerisë, duke kombinuar recetat klasike me teknikat moderne. Që nga themelimi, kemi pasur si qëllim t’u ofrojmë klientëve tanë produkte të freskëta, të shijshme dhe të punuara me dashuri. Ne besojmë se çdo ëmbëlsirë duhet të jetë një përvojë unike, e realizuar me kujdes, pasion dhe përkushtim ndaj cilësisë.

Dyqani

I vendosur në zemër të Kamzës, dyqani ynë është vazhdimi i një historie mbi 40-vjeçare në fushën e pasticerisë. Në ambientet tona të ngrohta do të gjeni një gamë të gjerë ëmbëlsirash për çdo shije dhe rast, që nga porositë e personalizuara për ditëlindje e evente, deri tek ëmbëlsirat e përditshme që sjellin gëzim në çdo tavolinë. Tradita, freskia dhe cilësia janë gjithmonë në qendër të çdo produkti që shërbejmë.

DËRGESË E SHPEJTË
Ne sigurohemi që t’ju sjellim porosinë në kohë. Ju nuk keni pse të shqetësoheni për asgjë!

VLERËSIME 5 YJE
Lexoni përvojat pozitive të klientëve tanë të cilat janë dëshmia më e mirë e cilësisë së punës tonë.

PËRBËRËSIT MË CILËSORË
Zgjedhim vetëm përbërës të freskët, të sigurt dhe cilësorë për realizimin e çdo ëmbëlsire.

KUJDES DERI NË DETAJE
Çdo ëmbëlsirë krijohet me përkushtim për t’ju ofruar një krijim unik, po aq special sa edhe festa juaj.

Produktet Tona

Nga klasiket që i duam të gjithë, deri tek krijimet moderne që surprizojnë, koleksioni ynë pasqyron pasionin për pastiçerinë dhe përkushtimin ndaj klientëve tanë.

Foto Galeri

Mirë se erdhe në galerinë tonë të ëmbël! Këtu do të gjeni një përzgjedhje të krijimeve tona – torta, ëmbëlsira dhe dekorime që flasin me ngjyra, formë dhe shije unike.
 Frymëzohu nga detajet që e bëjnë çdo porosi unike, sepse në Pastiçerinë Miri, çdo ëmbëlsirë është një vepër arti që pret të festojë me ju!

Na ndiqni në Instagram!

@pasticerimiri